Sporti

Prishtina bën një hap të madh drejt finales së Kupës së Kosovës, triumfon ndaj Dritës

04/09/2025 16:56
nga:Mergim Rreci

Prishtina triumfon ndaj Dritës dhe bën një hap të madh drejt finales së madhe të Kupës së Kosovës.

Rezultati përfundimtar i këtij takimi ishte 0 me 1, me Mujën që realizoi golin e vetëm, shkruan GazetaBlic Sport.

Trajneri Arsim Thaqi e fillon mbarë aventurën tek skuadra nga kryeqyteti dhe madje skuadra e tij luajti me një lojtar më pak për një pjesë të madhe të ndeshjes, pasi që Ardian Limani u përjashtua me karton të kuq.

Ndeshja kthyese zhvillohet më 23 prill në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

/GazetaBlic Sport/