Sporti

Tek Drenica janë gati për ndeshjet më të rëndësishme të sezonit ndaj Llapit

04/09/2025 16:33
nga:Mergim Rreci

KF Drenica luan nesër njërën nga ndeshjet më të rëndësishme të këtij edicioni në Kupën e Kosovës.

Skuadra nga Skenderaj do të përballet me Llapin, me ndeshjen që luhet me fillim nga ora 15:00, shkruan GazetaBlic Sport.

Para këtij takimi, drenicasit duken shumë të përgatitur dhe gjatë ditës së sotme kanë mbajtur seancën e fundit stërvitore, nën urdhërat e trajnerit Bylbyl Sokoli.

“Përkushtim dhe angazhim i madh në seancën e fundit stervitore, para ndeshjes së parë gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, kundër FC Llapit. Motivimi i jashtëzakonshëm i djelmoshave tanë për këtë ndeshje e cila është e rëndësisë së veçantë”, thuhet në njoftimin e klubit.