Lajme

Presidenca: Ka qenë kërkesë e vazhdueshme e Osmanit që të mbyllet misioni i UNMIK-ut në Kosovë

04/09/2025 16:09
nga:G B

Mbrëmë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, SHBA dhe Britania kanë kërkuar që misioni i UNMIK-ut të mbyllet në Kosovë.

Përfaqësuesi i ShBA-së dhe ai i Britanisë së Madhe thanë se ka ardhur koha që misioni i UNMIK-ut në Kosovë të mbyllet.

Lidhur me këtë kërkesë, nga Presidenca e Kosovës janë deklaruar për Gazeta Blic.

Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes, ka thënë se kjo ka qenë kërkesë e kahershme e presidentes Osmani.

“Kjo ka qenë edhe kërkesë e kahershme e Presidentes Osmani, e përsëritur në adresimet që i ka bërë në Këshillin e Sigurimit”, ka deklaruar Kupina për Gazeta Blic.