Sporti

Salah dëshiron të pushojë, mund të refuzojë ftesën e Egjiptit në qershor

04/09/2025 14:55
nga:Lorik J

Sipas Daily Mail, Mohamed Salah ka vendosur të anashkalojë grumbullimin e ardhshëm ndërkombëtar të Egjiptit në qershor.

Sulmuesi, i cili do të mbushë 33 vjeç atë muaj, dëshiron të jetë plotësisht i fokusuar në rikuperimin pas një sezoni të vështirë me Liverpool-in.

Ende nuk është e qartë se ku do të luajë Salah sezonin e ardhshëm.

Megjithatë, ai me siguri synon të vazhdojë të luajë në nivelin më të lartë.

/GazetaBlic Sport