Jude Bellingham është larg nga forma që tregoi sezonin e kaluar dhe kjo është ndoshta një nga arsyet e rezultateve të dobëta të Real Madridit.
Të martën mbrëma, ai nuk u dallua në humbjen 3-0 ndaj Arsenalit në një ndeshje të Champions League. Reprezentuesi anglez ishte edhe shumë i sinqertë dhe deklaroi se mund të përfundonte edhe më keq.
“Ne nuk ishim afër fitores, ky është një fakt. Arsenali ishte shumë i mirë, e di që dy nga tre golat ishin nga gjuajtjet e lira, por ata gjithsesi treguan shumë më tepër se ne. Jemi me fat që pranuam vetëm tre gola sepse Arsenali me siguri kishte shanse për më shumë se kaq. Mendoj se jemi gjallë dhe mund t’i kthejmë gjërat. Nëse dikush mundet, jemi ne”, tha Bellingham.
/GazetaBlic Sport


