Sporti

Seedorf për golin e dytë të Declan Rice: As Supermeni nuk do të mund ta ndalte atë goditje

04/09/2025 10:59
nga:Lorik J

Clarence Seedorf ka komentuar golin e dytë të Declan Rice nga gjuajtja e lirë në fitoren 3-0 të Arsenalit ndaj Real Madridit në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.

Rice shënoi një dygolësh nga gjuajtjet e lira dhe ish-mesfushori i Madridit dhe Milanit analizoi golin e dytë.

“Rice e lexoi mirë situatën dhe e pa hapësirën. Courtois e vendosi keq murin me vetëm katër lojtarë, duke lënë shumë hapësirë. Por megjithatë, ishte një goditje e shkëlqyer.

“Merita për Declan, ai e lexoi dhe përfitoi nga hapja. Ku ai e dërgoi topin, as Supermeni nuk mund ta ndalte atë,” tha Seedorf gjatë një transmetimi në Amazon Prime.

/GazetaBlic Sport