Publicisti, Shkëlzen Maliqi, në një intervistë dhënë për “Gazeta Blic” duke iu referuar kryeministrit Kurti tha se në situata normale, dikush që i fiton dyfish më shumë vota se partitë më të forta opozitare, e kishte shfrytëzu për të mirë dhe jo t’i ofendonte kundërshtarët.
Maliqi tha se ambicia e tij është që t;a ketë krejt pushtetin dhe s’e ka një prirje autokratike.
“LDK-ja iu përgjigj ‘jo’ ftesës së Kurtit sepse nuk dihet se çfarë ka brenda në atë ftesë, kanë mundur t’a bëjnë edhe publike, ka ndonjë ofertë apo vetëm ftesë për t’u takuar me bisedu. Po shoh se Bulliqi apo ata zyrtarët më të ultë të VV-së po thonë se eventualisht ka mundësi për me bisedu. Natyrisht në situata normale, dikush që i fiton dyfish më shumë vota se partitë më të forta opozitare, e kishte shfrytëzu për të mirë, s’ka nevojë me i ofendu kundërshtarët. Ambicia e Kurtit është ai me pas krejt pushtetin, ka njëfarë prirje autokratike, mendon se është i zgjedhuri i popullit…. ky është njëfarë populizmi që po i dalin tani premisat e fshehta. Lavdërohet se Kosova është demokraci më e avancuar kurse i kritikon të gjitha institucionet, nuk ka besim, as në drejtësi, nuk lajmërohet dhe nuk shkon tek Prokuroria kur e thërrasin për me dhënë një deklaratë rreth korrupsionit të pjesëtarëve të Qeverisë së tij, të mundshëm.Edhe me opinionin është i rezervuar, nuk jep intervista, injoron gazetat, edhe qeverisjen nuk e ka patur shumë të suksesshme” tha Maliqi në intervsitën e dhënë për “Gazeta Blic”.
/Gazeta Blic/
Maliqi për fjalën ‘hajvana’: Kurti e ofendoi rëndë opozitën, në Turqi, i bie ‘kafshë’!


