Sporti

Toni Kuka e Distria Krasniqi nderohen me “Pllakën e Parisit”

04/08/2025 20:49
nga:Mergim Rreci

Trajneri i njohur i Xhudos Driton Kuka dhe kampionja olimpike në xhudo Distria Krasniqi, janë nderuar me “Pllakën e Parisit”.

Ngjarja ka ndodhur në ceremoninë hapëse të Kampit Olimpik Stërvitor Tata 2025.

“Presidenti i Federatës Evropiane të Xhudos (EJU), Dr. Toth Laszlo, theksoi rëndësinë e këtij kampi si pjesë e përgatitjeve për Kampionatin Evropian dhe Botëror, që do të zhvillohen në qershor në Budapest”, thuhet në njoftimin e Federatës së Xhudos së Kosovës transmeton Klankosova.tv.

Gjatë kësaj ceremonie u shënua një moment i veçantë, një rikthim emocional për të nderuar kampionet/ët e Lojërave Olimpike Paris 2024.

Në mesin e të nderuarve ishin edhe kryemjeshtri Driton Kuka dhe Distria Krasniqi, të cilët morën me meritë “Pllakën e Parisit”, si simbol mirënjohjeje për arritjet e tyre të jashtëzakonshme.