Lajme

Lushaku-Sadriu: LDK-ja s’ka ndryshuar qëndrim ndaj LVV-së

04/08/2025 16:47
nga:Sh R

Jehona Lushaku nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka deklaruar se ky subjekt politik nuk ka ndryshuar qëndrim nga ato se çfarë i kanë thënë gjatë fushatës për Lëvizjen Vetëvendosje.

Lushaku ka shtuar se përgjigjen për ftesën e Kurtit për takim konsultativ me kryetarin e LDK-së Lumir Abdixhikun do ta jap Abdixhiku brenda pak kohësh përmes një komunikate për media.

Ndërkaq, për takimin e paralajmëruar në ora 16:00, ajo nuk e ka konfirmuar nëse ka ndodhur.