Sporti

Zyrtare: Ramadani rinovon kontratën me Dritën

04/08/2025 15:19
nga:Lorik J

Skuadra e Dritës ka njoftuar se kanë vazhduar kontratën me Zekrija Ramadanin.

Trajneri i “Intelektualëve” ka rinovuar me Dritën edhe për dy vjet, teksa këtë e ka zyrtarizuar klubi me një njoftim në rrjetet sociale, shkruan GazetaBlic Sport.

Ja njoftimi i klubit:

“Puna e mirë duhet të vazhdojë
Në ambientet e klubit në prani të drejtorit gjeneral z. Feti Murseli është zyrtarizuar vazhdimi i bashëpunimit me trenerin Zeko Ramadani edhe për dy vite të tjera.
Besimi i klubit ndaj trenerit Ramadani vazhdon të mbetet i palëkundur në atë që klubi ka projektuar që nga dita e parë kur Zeka iu bashkua ekipit tonë.
Së bashku për misione të reja!
Paq fat trener”, shkruhet në njoftim.

Kujtojmë se FC Drita është afër për t’u shpallur kampion këtë sezon në Superligën e Kosovës në futboll.

/GazetaBlic Sport