Vajzat e mitura po vazhdojnë të jenë viktimat më të shpeshta të ngacmimeve, sulmeve seksuale e dhunimeve. Në shumicën e këtyre rasteve të trishta, të dyshuarit që i keqpërdorin të miturat seksualisht del të jenë persona të moshës madhore. Dyshime për një rast të tillë që dyshohet se ka ndodhur së fundmi në rajonin e Prishtinës.
Gazeta Sinjali ka raportuar mbrëmë edhe për një rast të rëndë dhunimi, rast të cilin e ka lajmëruar në Polici babai i viktimës.
Viktima e rastit ka folur për ngjarjen te gazetari Vullnet Krasniqi, ajo ka zbuluar se të dyshuarin e ka fqinj, dhe se i njëjti ka thënë se nuk e ka “joshur” vetëm atë, por edhe shoqe te saja.
Në rrëfimin e saj, e mitura tregon se si ka ndodhur rasti, dhe si ka arritur Policia ta identifikojë dhe arrestojë të dyshuarin.


