Ish-trajneri i Manchester United, Erik ten Hag është favorit për të marrë drejtimin e Romës sezonin e ardhshëm.
Ten Hag ishte i pranishëm në tribunat e Olimpico të dielën për ndeshjen ndërmjet Romës dhe Juventusit nga xhiro e 31-të e Serie A.
Strategu holandez është parashikuar si pasardhës i mundshëm i Claudio Ranierit te Roma.
Ten Hag i shmanget deklaratave për mediat, por është e qartë se do ta ketë të vështirë të shmangë spekulimet që e lidhin me Romën.
/GazetaBlic Sport


