Lajme

Albulena Haxhiu: Mund të ketë takime edhe me partitë e tjera, por kryeministër do të jetë Kurti

04/08/2025 13:17
nga:Genita C

Albulena Haxhiu nuk e ka përjashtuar mundësinë që Vetëvendosje të dërgojë ftesa edhe për partitë e tjera në diskutimet për formimin e Qeverisë.

Haxhiu ka thënë se përveç LDK-së, mund të ketë ftesa edhe për subjektet e tjera politike.

Ministrja në detyrë është e bindur se kryeministër do të jetë Albin Kurti.

“Nuk përjashtojmë mundësinë që të ketë takime edhe me partitë tjera politike opozitare. Ftesa mund të ketë edhe për subjektet e tjera politike, por kryeministër do të jetë Albin Kurti” ka thënë Haxhiu.

Konjufca: LVV ende nuk e ka emrin për kryetarin e ardhshëm të Kuvendit, koalicioni i nevojshëm për krijimin e Qeverisë