Legjenda e futbollit brazilian, Ronaldinho, ka lavdëruar lojtarin e Paris Saint-Germain, Ousmane Dembele, duke thënë se ai ka pak stil brazilian në lojën e tij.
Në një intervistë për L’Équipe, Ronaldinho tha se Dembélé “driblon, shpik, provokon” në fushë, duke e bërë atë shpesh të palexueshëm.
Ronaldinho, i cili kaloi kohë duke luajtur për Paris Saint-Germain dhe Barcelona, tha se ai i ndjek nga afër të dyja skuadrat dhe është një tifoz i stilit të lojës së Dembele.
“Ai po vjen në formën e tij, duke marrë një rol të ndryshëm nga ai në PSG vitin e kaluar apo edhe te Barcelona më parë”, vuri në dukje Ronaldinho.
Dembele ka impresionuar këtë sezon te PSG.
/GazetaBlic Sport


