Lajme

Shala: Kurti me Limajn nuk siguroi marrëveshje

04/07/2025 21:39
nga:G B

Ish drejtori i RTK-së, Mentor Shala ka komentuar situatën aktuale politike në vend.

Teksa kryeministri në detyrë, Albin Kurti i dërgoi sot kreut të LDK-së, Lumir Abdixhikut ftesë për takim, ai përmendi atë që Kurti e realizoi me kreun e Nisma-s, Fatmir Limajn.

Sipas tij, këta dy të fundit nuk gjetën gjuhë e zgjidhje të përbashkët, raporton Gazeta10.

“Mendoj se është në kohën kushtetuese, procedurat janë paraparë dhe ai po i shfrytëzon. Nuk e besoj që i ka siguruar votat, s’e besoj që as me Nisma-n ka siguruar marrëveshje. Ka pasur negociata por nuk ka diçka konkrete“, deklaroi Shala në emisionin Politiko në Kanal10.