Lajme

Një depo përfshihet nga flakët në Pogradec

04/07/2025 15:42
nga:G B

Një zjarr ka shpërthyer pasditen e sotme në një magazinë të vogël të qytetit të Pogradecit, rreth orës 13:40.

Në ambientet e magazinës mësohet se jetonte një person i pastrehë, i cili në momentin e shpërthimit të flakëve, u nxor në kohë nga zjarrfikësit dhe fatmirësisht nuk ka pësuar lëndime.

Sipas informacioneve paraprake, dëmet janë vetëm materiale, pasi zjarrfikësit mbërritën shpejt në vendngjarje dhe bënë të mundur neutralizimin e flakëve, duke parandaluar përhapjen e zjarrit në objektet përreth, raporton Euronews,al.