Lajme

Siguria e këmbësorëve, 750 mijë euro për të mbyllur zebrat ilegale

04/05/2025 21:14
nga:Y I

Pengesa metalike do të vendosen në vendkalimet e paligjshme të këmbësorëve në kryeqytet.

Në Komunën e Prishtinës kanë thënë se qëllimi kryesor është siguria e qytetarëve.

Krahas kësaj, Drejtoria e Shërbimeve Publike përmes një kontrate tjetër do të bëjë edhe rrethimin e e gjithë varrezave në kryeqytet.

Edhe për këto punime janë paraparë veçmas nga 750 mijë euro.