Lajme

Një i lënduar nga aksidenti mes dy automjeteve në Mitrovicë të Veriut

04/05/2025 09:29
nga:Sh R

Një aksident trafiku ndërmjet dy automjeteve në Mitrovicë të Veriut, la të lënduar një person.

Sipas policisë, i lënduari është duke u trajtuar në Spitalin e Mitrovicës.

“Raportohet për një aksident trafiku në mes dy automjeteve, njëra me targa vendore dhe tjetra të Serbisë. Përveç dëme materiale lëndime trupore ka pësuar pasagjeri mashkull kosovar, i cili është duke u trajtuar në Spitalin e Mitrovicës. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e policisë.