Lajme

Osmani takohet me Milanovicin: Kroacia mbetet aleate e çmuar e Kosovës në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë rajonale

04/03/2025 18:59
nga:Genita C

Presidentja Vjosa Osmani, gjatë takimit në Sofje me Presidentin e Kroacisë, Zoran Milanović, shprehu vlerësimin e thellë për mbështetjen e fuqishme të Kroacisë ndaj Kosovës, raporton GazetaBlic.

Ajo e uroi Milanović për rizgjedhjen në postin e Presidentit dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë mes dy vendeve në fushat e mbrojtjes, sigurisë dhe ekonomisë, duke theksuar se raporti mes Kosovës dhe Kroacisë është i bazuar në besim të ndërsjellë.

Postimi i plotë:

Kroacia mbetet aleate e çmuar e Kosovës në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë rajonale. Prandaj, sot në Sofje takova mikun dhe mbështetësin e fuqishëm të Kosovës, Presidentin e Kroacisë, Zoran Milanović, të cilit i përcolla urimet më të përzemërta për rizgjedhjen në këtë post.

Me Kroacinë bashkëpunojmë në mbrojtje, në ekonomi dhe në çdo fushë tjetër, sepse raporti ynë është i bazuar në besim reciprok. Me miq si Kroacia, Kosova është çdo ditë e më e fortë.