Sporti

Publikohet lista, këto janë futbollistet e ftuara për ndeshjet me Maqedoninë e Veriut dhe Letoninë

04/02/2025 17:31
nga:Mergim Rreci

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Sami Sermaxhaj, ka publikuar listën e Dardaneve për ndeshjen e muajit prill të Ligës së Kombeve.

Dardanet do të takohen me Maqedoninë e Veriut, me 8 prill, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Kombëtarja e vajzave e Kosovës është pjesë e Ligës C, Grupi C6, së bashku me Maqedoninë e Veriut dhe Letoninë.

Në dy ndeshjet e para Kosova ka regjistruar një fitore e një humbje.