Lajme

Ky është burri që u gjet i vdekur në Kompleksin Industrial Ferronikeli

03/30/2025 22:10
nga:Mergim Rreci

Një person është gjetur i vdekur në Kompleksin Industrial Ferronikeli në Drenas.

Siç merret vesh i vdekur ka mbetur Asllan Zogaj, 62 vjeçar nga Novosella e Malishevës.

Ai, sipas burimeve, dyshohet se është rrëzuar derisa punonte si roje për një kompani që ishte kontraktuar nga Ferronikeli.

Pas ndihmës së parë në vendngjarje, ai është transportuar në spital, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij, shkruan Sinjali.

Me urdhër të Prokurorit rasti është hapur si “Hetim mbi Vdekjen”, ndërsa trupi i pajetë është dërguar për obduksion në IML.