Sporti

Bayer Leverkusen kërkon zëvendësuesin e Tah, interesohet për Thiaw

03/27/2025 12:35
nga:Lorik J

Kampioni gjerman Bayer Leverkusen tashmë është në kërkim të një zëvendësuesi për Jonathan Tah. “Bild” raporton se “Aspirinët” kanë nisur bisedimet me agjentin e Malick Thiaw nga Milani.

Tah me siguri po largohet nga Bayer si lojtar i lirë dhe Barcelona është destinacioni i tij i mundshëm në të ardhmen. Buxheti për zëvendësimin e tij nuk është bërë i ditur.

Negociatat mes Bayer-it dhe Milanit do të nisin me rreth 25 milionë euro në tavolinë.

24-vjeçari Thiaw u rrit në akademitë e një numri klubesh gjermane, duke përfshirë Bayer Leverkusen dhe Borussia Mönchengladbach, por u bë më i popullarizuar me ekipin Schalke 04.

Këtë sezon, mbrojtësi gjerman ka 20 paraqitje në Serie A për kuqezinjtë dhe 5 të tjera në Ligën e Kampionëve.

/GazetaBlic Sport