Kompania Qatar Sports, që ka në pronësi klubin e Paris Saint-Germain është afër marrëveshjes për të blerë një skuadër të re.
Sipas “L’Equipe”, kjo kompani është në bisedime për të marrë në pronësi klubin e, Malaga-s, shkruan Indeksonline
Negociatat kanë filluar dhe thuhet se është afër marrëveshja për vetëm 100 milionë euro.
Malaga ka një histori të madhe në futbollin spanjoll, për momentin ata janë duke bërë gara në ligën e dytë në Spanjë.
Futbollisti i tyre më i shtrenjtë për momentin është Antonito Cordero, vetëm 18-vjeçar që kap vlerën e 2 milionë eurove.


