Jules Kounde po rezulton të jetë i pandalshëm për Barcelonën këtë sezon.
Mbrojtësi francez ka luajtur në çdo ndeshje të mundshme – 51 ndeshje në të gjitha garat si për klubin ashtu edhe për vendin, përcjell GazetaBlic Sport.
Seria e tij e pabesueshme daton që nga 28 nëntori 2023, kur ai u shfaq në një ndeshje të Ligës së Kampionëve kundër Portos. Që atëherë, ai ka luajtur në çdo ndeshje të Barcelonës dhe Francës, duke filluar ose duke ardhur nga stoli.
Ajo që e bën rekordin e tij edhe më mbresëlënës është qëndrueshmëria e tij. Nga 51 ndeshjet e këtij sezoni ai ka startuar në 47 prej tyre dhe në 41 ndeshje ka luajtur plot 90 minuta.
/GazetaBlic Sport


