KB Sigal Prishtina sonte e mirëpret KB Vëllaznimin (20:00) në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në kryeqytet.
Prishtina dhe Vëllaznimi takohen në finalen e madhe të Ligës Unike për këtë sezon.
Kryeqytetasit fituan dje ndaj Besëlidhjes, teksa Vëllaznimi mposhti Yllin për të siguruar finalen.
KB Prishtina ka njoftuar se çmimet e biletave për këtë duel janë: 5 euro për tribunë e 10 euro për parket.
Ja njoftimi:
“FINALJA
E enjte | 20:00
Vëllaznimi – Sigal Prishtina
🎟 Biletat dalin në shitje nga ora 12:00 tek Prishtina Shop në Pallatin e Rinisë.
Çmimet: 5€ Tribunë – 10€ Parket
#TebFinal4 #LigaUnike”, shkruhet në njoftim.
/GazetaBlic Sport


