Sporti

Liverpooli ka prioritet rinovimin e kontratës së Ibrahima Konate

03/27/2025 10:03
nga:Lorik J

Liverpool mund të humbasë tre lojtarë kyç në merkato këtë verë, me Trent Alexander-Arnold, Virgil van Dijk dhe Mohamed Salah të gjithë që mbeten pa kontrata në qershor.

Gjithashtu, Ibrahima Konate është lidhur me një kalim te Real Madrid. Megjithatë, Fabrizio Romano raporton se Liverpool është i fokusuar në vazhdimin e kontratës me Konate, që është një prioritet kryesor për klubin.

Konate iu bashkua Liverpoolit në vitin 2021 për 36 milionë funte dhe është bërë një pjesë kyçe e mbrojtjes së tyre së bashku me Van Dijk.

Vetëm 25 vjeçar, Konate ka bërë tashmë 125 paraqitje për Liverpool-in dhe klubi dëshiron të shmangë humbjen e tij, veçanërisht nëse Van Dijk largohet këtë verë.

/GazetaBlic Sport