Lajme

Kurti kërkon hetime nga institucionet pas 4 vrasjeve për tri ditë në Kosovë

5 ditë më parë
nga:G C

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar reagim nga institucionet, pas 4 vrasjeve për tri ditë në Kosovë.

Ai ka thënë se vrasja është akti më i rëndë.

”Dua të ndaj shqetësimin dhe brengën lidhur me 4 vrasjet në tre ditët e fundit. Ftoj organet e rendit, hetuesisë e drejtësisë, që të hetojnë shkaqet, rrethanat e dorasve, në mënyrë që edhe të vihet drejtësi, por edhe të parandalohen raste të tilla në të ardhmen. Vrasja është akti më i rëndë, ajo asnjëherë nuk guxon të normalizohet. Vrasja është jo vetëm vrasje e njeriut por edhe e shoqërisë që ai njeri bënte pjesë. Gjithë vendi është tronditur e lënduar nga kjo seri e vrasjeve që duhet të ndalohet, të ndalet, të dënohet. Na duhet natyrisht analizë e kujdesshme profesionale, veprim i menjëhershëm, dhe reflektim shoqëror. Kjo është thirrje për të gjithë ne. Edhe për faktin që këto vrasje ndodhën në javën kur shënojmë 26-vjetorin e fushatës së bombardimeve për të ndalur gjenocidin e Serbisë, dhe përkujtojmë masakrat që synonin shfarosjen e popullit shqiptar”, tha ai.