Kryetari i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti, në një intervistë dhënë për “Gazeta Blic” foli në lidhje me gjetjen dhe identifikimin e trupave në varrezën masive në Bishtazhin të Gjakovës.
Hoti tha se 11 prej viktimave janë nga ‘Masakra e Kralanit’.
Ai tha se lokacioni i Bishtazhinit të Gjakovës ka rrjedh si pasojë e disa raporteve analitike që i kanë pranu prej Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq dhe disa dokumeneteve dhe informacioneve të tjera që i kanë pas si Komision.
“Ne kohëve të fundit kemi njoftuar familjarët për identifikimin e 12 personave që janë në listë të personave të zhdukur por 11 nga ata janë prej një masakre apo janë prej një vendi ku janë gjet që janë nga ‘Masakra e Kralanit’ apo që janë gjet në lokacionin e Bishtazhit të Gjakovës. Lokacioni i Bishtazhinit të Gjakovës ka rrjedh si pasojë e disa raporteve analitike që i kemi pranu ne prej Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq dhe disa dokumeneteve dhe informacioneve të tjera që kemi pas lokale si Komision. Lokacioni i Bishtazhinit nuk është një lokacion që ne e kemi zbulu, nuk është një lokacion i ri, ka qenë varrezë masive, është lokacion që Serbia krimet që i ka bë në disa vende në atë zonë të Gjakovës, pasi i ka masakru njerëzit i ka dërgu në atë lokacion për me i fsheh. Kur ka fillu ndërhyrja e NATO-s, Serbia ka fillur me i tërheq trupat aty ku i ka varros, dhe kjo nuk ka ndodhur veç në Bishtazhin, ka ndodh edhe në shumë prej vendeve”
Hoti duke treguar procesin e gjetjes së mbetjeve mortore në Bishtazhin tha se pas një punë 2-3 javore të ekipeve të antropologëve dhe Policisë është gjet ‘ashti i parë’.
Ai tha se ‘copa e ashtit të parë që është gjet në Bishtazhin është pothuajse e njëjtë me ngjyrën e dheut’ .
Hoti tregoi me detaje procesin se si bëhet identifikimi i viktimave.
“Pas një punë 2 deri në 3 javë të ekipeve të antropologëve, Policisë dhe ne është gjet ‘ashti i parë’…. edhe kjo ka qenë sfiduese, prandaj e them shpesh që koha është faktor goxha i rëndësishëm për ne dhe goxha sfidues për ne. Me kohë ndryshon edhe ngjyra e dheut, ndryshon edhe ngjyra e profileve apo mostrave, eshtrave. Copa e ashtit të parë që është gjet në Bishtazhin me ngjyrën e dheut, sepse është afër lumit Drin, është pothuajse e njëjtë. Pothuajse ka qenë rastësi me has në atë copë të ashtit, i kemi gjet kemi gërmu, është zgjeru perimetri është trajtu pastaj lokacioni me më shumë prioritet. Eshtë zgjeru perimetri, janë gjet eshtrat, janë marrë mostrat dhe janë dërgu në IML tek antropologët për ekzaminime, janë konstatu që janë të luftës së fundit në Kosovë pastaj janë dërgu në Hagë. Ne kemi një bashkëpunim shumë të mirë me Komisionin Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur dhe është i vetmi për ne që bën krahasim e mostrave të ashtit me mostrat e gjakut, ADN-në dhe ajo është e vetmja që ka mostrat e gjakut të mbi 40 mijë familjeve në Kosovë, kështu që i dërgojmë atje.Pastaj është një procedurë që ata derisa të bëjnë këtë përputhjen e mostrave me gjak dhe pasi vijnë rezultatet tek ne është edhe një procedurë tjetërqë natropologët tanë apo IML i bën disa ekzaminime dhe identifikime të tjera finale dhe pastaj identifikohet familja” tha Hoti në një intervistë dhënë për “Gazeta Blic”.