Lajme

Sadiku: Ideologjia “mos po fiton KEDS-i” na mban veç të varfër si shtet

03/25/2025 22:46
nga:G B

“Këto ideologji të majta që me u marr ne ‘mos po fiton KEDS-i, e mos ne po e bëjmë KEDS-in milionera’, kjo është ideologji që neve na mban veç të varfër si shtet, se ne nuk votojmë për KEDS-in, ne votojmë për qeverinë e për politikanë të Kosovës”, deklaroi analisti Ermal Sadiku në emisionin Rubikon në Klan Kosova, ku po diskutohet rreth temës së propozimit për shtrenjtim të çmimit të energjisë elektrike.

Sipas tij, KEDS-i ka ardhur në një vend (Kosovë), në të cilin ne jemi gëzuar kur kemi pasur dy orë në ditë rrymë.

“E ka blerë ashtu si e ka blerë dhe e kemi kritikuar ne krejt atë marrëveshje me aq sa kemi ditur sepse s’kemi pasur mjaftueshëm informata. Teknikisht Kosova është stabilizuar me energji elektrike, bizneset kanë pasur rrymë, qytetarët kanë pasur rrymë”.

“Çka ndodh te ne… në vend se të merremi me qeveritë tona e me i thënë se pse s’ka prodhim, ne tani kapemi me atë se sa po fiton KEDS-i. Ne shikojmë se si t’i godasim ata kompanitë private, e nuk merremi për ta ndërtuar vendin tonë dhe të kërkojmë përgjegjësi prej udhëheqësve të vendit tonë”.

“Unë duhet të merrem me ankesë ndaj qeverisë sime, cilado qoftë ajo, dhe t’i them: ‘Ju duhet të keni mekanizma dhe infrastrukturë të caktuar që të rritet prodhimi i shtetit të Kosovës’”, u shpreh tutje Sadiku.