Sporti

Argjentina apo Brazili, cila kombëtare shihet si më favorite për ta fituar super ndeshjen?

6 ditë më parë
nga:Mergim Rreci

Argjentina dhe Brazili takohen në një ndeshje të madhe kualifikuese për Kupën e Botës në Buenos Aires.

Fituesja aktuale e Kupës së Botës, Argjentina do të jetë pa Lionel Messin për shkak të lëndimit, por e dinë se fitorja do t’i sigurojë atyre një vend shumë të mirë për Botërorin e 2026, ndërsa Brazili është gjithashtu i pozicionuar mirë në kualifikimet e Amerikës së Jugut.

Ndeshja luhet me fillim nga ora 01:00 pas mesnate, kurse si kombëtare më favorie për ta fituar ndeshjen shihet ajo e drejtuar nga Scaloni.

Fitorja e Argjentinës ka ka kuotën prej 2.35, kurse një fitore e mundshme e Brazilit kuotohet me 3.50.

/GazetaBlic Sport/