Sporti

“Real Madridi do ta shkarkonte Ancelottin nëse nuk do ta fitonte Champions League”

03/25/2025 17:48
nga:Mergim Rreci

Triumfi i Real Madridit në UEFA Champions League sezonin e kaluar është arsyeja pse Carlo Ancelotti nuk është në krye të kombëtares së Brazilit për momentin.

Ronaldo Fenomeni është ai që ka njoftuar për këtë gjë. Braziliani bëri përpjekje të mëdha për të bindur trajnerin italian, i cili përfundoi duke qëndruar në Bernabeu.

Më 29 dhjetor 2023, Ancelotti rinovoi kontratën e tij me Los Merengues deri në verën e vitit 2026.

Tani, Ronaldo kujtoi se ishte pjesë e ekipit që negocioi me Ancelottin.

“Ne patëm bisedime, por gjithçka ngeci pasi Real Madridi refuzoi ta lirojë. Fitoi Ligën e Kampionëve. Nëse ata nuk do të kishin fituar trofeun, Reali do ta kishte shkarkuar Ancelottin. Kështu, ai qëndroi edhe për një vit tjetër”, zbuloi ai në një deklaratë për Charla Podcast.

Trajneri aktual i Brazilit është Dorival Júnior.

/GazetaBlic Sport/