Kombëtarja e Shqipërisë ka triumfuar ndaj Andorrës me rezultatin 3-0 në “Air Albania”, në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Botëror, duke marrë kështu tre pikë.
Rey Manaj realizoi dy gola dhe Uzuni shënuan për tre pikët e kombëtares kuqezi.
Pjesa e dytë e ndeshjes ishte mjaft e zbehtë dhe kjo irritoi shumë tifozë, e poashtu edhe gazetarin shqiptar, Denis Hakanaj.
“100 mijë lekë për të parë këtë ndeshje është vjedhje”, tha Hakanaj në podcastin Versus.
“Të paguash 100 mijë lekë për të parë këtë paraqitje, unë s’e kuptoj. Njerëzit duan të argëtohen, ne luajtëm 20 minuta dhe më pas frikësoheshim që po marrim gol nga Andorra”, tha Hakanaj ndër tjerash.
/GazetaBlic Sport


