Lajme

Hykmete Bajrami: Qeverisja e LVV-së, një mandat i dështuar në çdo fushë

03/25/2025 12:07
nga:Genita C

Hykmete Bajrami ka kritikuar ashpër qeverisjen e LVV-së, duke e cilësuar atë si më të dështuarën që nga paslufta, raporton GazetaBlic.

Sipas Bajramit, kjo qeveri ka lënë pas vetëm stagnim dhe dështime, duke përfshirë rritjen e çmimeve, mungesën e zhvillimit ekonomik dhe rënien e nivelit të investimeve kapitale. Ajo theksoi se Kosova është e izoluar ndërkombëtarisht dhe se nuk ka pasur reforma të vërteta në arsimi dhe shëndetësi.

Bajrami gjithashtu kritikoi qeverinë për korrupsionin dhe skandalet e shumta me tenderat, duke theksuar se sistemi i drejtësisë është politizuar dhe nuk është bërë asnjë tentativë për të luftuar korrupsionin. Sipas saj, kjo qeverisje ka shkelur Kushtetutën dhe ka dështuar në menaxhimin e situatës në veri të Kosovës.