Ylli anglez, Harry Kane vlerësoi performancën e kombëtares së tij nën drejtimin e trajnerit gjerman Thomas Tuchel pas fitores ndaj Letonisë me rezultatin 3-0 në kualifikueset për Kupën e Botës 2026.
“Ndeshja ishte e vështirë, u përballëm me një ekip që u mbrojt me 11 lojtarë, por jemi të kënaqur me fitoren dhe ruajtjen e portës së pastër në të dyja ndeshjet”, tha fillimisht Kane.
“Duhej të ishim të durueshëm dhe Tuchel është i mrekullueshëm; ai u përshtat shpejt me Anglinë dhe është e mrekullueshme ta kemi atë si trajnerin tonë. Energjia, entuziazmi dhe analiza taktike nën drejtimin e tij kanë qenë të nivelit të lartë.”
Ai e përfundoi fjalën e tij duke thënë: “Ne do të vazhdojmë të përmirësohemi me kalimin e kohës; Tuchel është i lumtur dhe ne jemi të lumtur që e kemi atë si trajner”.
/GazetaBlic Sport


