Lajme

Osmani në Gllogjan, Pantina: Ka bërë shumë mirë, i përfaqëson të gjithë qytetarët

03/24/2025 22:09
nga:G B

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani këtë të hënë bëri homazhe në kompleksin memorial në Gllogjan, në nder të 27-vjetorit të Epopesë së Dukagjinit.

Sipas analistes, Shqipe Pantina ajo me këtë rast kreu detyrën e saj, duke treguar respektin ndaj luftëtarëve në emër të shtetit e qytetarëve të tij.

“Presidentja ka bërë shumë mirë, por e ka bë detyrën e vet. Ajo duhet të jetë patjetër, për të treguar respektin në emër të shtetit. Është përfaqësues i shtetit dhe të gjithë qytetareve që i përfaqëson me Kushtetutë”, tha ajo.