Sporti

17 mijë tifozë të pranishëm sonte në “Air Albania” për duelin Shqipëri – Andorrë

03/24/2025 21:44
nga:Lorik J

Në ekranin e madh të “Arenës Kombëtare” është bërë publike edhe numri zyrtar i tifozëve të pranishëm në duelin Shqipëri-Andorrë.

Bëhet fjalë për 17.183 tifozë. Një numër relativisht i kënaqshëm duke pasur parasysh edhe kundërshtarin modest që kombëtarja e Silvinjos ka përballë.

Dopieta e Manajt në minutat 9 dhe 19 i dhuruan avantazhin e dyfishtë kuqezinjve.