Lajme

Balje: Nuk votoj për qeveri të re pa komunën boshnjake, është kusht

03/24/2025 15:30
nga:G B

Deputetja Duda Balje ka deklaruar se nuk do të votojë për një qeveri të re nëse nuk plotësohet kushti për krijimin e një komune boshnjake.

Sipas saj, kjo kërkesë është e ligjshme dhe nuk është e re, por ekziston prej 20 vitesh.

E pyetur nga moderator Kron Sadiku në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova,  nëse bëhet fjalë për një kërkesë apo një kusht, Balje u përgjigj qartë: “Është kusht”.

Ndiqni deklaratën e plotë, në videon e mëposhtme: