Lajme

Koci: Kosova ka mundësi të jashtëzakonshme për zhvillim ekonomik përmes linjitit

03/24/2025 11:27
nga:Genita C

Avokati, Arianit Koci ka theksuar se Kosova është e bekuar me rezerva të mëdha të linjitit, duke u renditur e treta në Evropë dhe e pesta në botë për këtë lloj qymyri, raporton GazetaBlic.

Ai ka vënë në dukje se kjo pasuri është një mundësi e madhe për zhvillimin ekonomik dhe pavarësinë energjetike të vendit. Megjithatë, ai ka kritikuar politikat diskriminuese që kanë penguar shfrytëzimin e këtyre burimeve për shumë vite, veçanërisht për shkak të shqetësimeve për mbrojtjen e ambientit.

Koci ka theksuar se Serbia ka interes që Kosova të mbetet ekonomikisht e pazhvilluar, ndërsa shtetet e tjera, si Kina, SHBA, Gjermania dhe Austria, po veprojnë për të siguruar stabilitetin e tyre energjetik.

Ai ka kërkuar që Kosova të investojë në teknologji moderne dhe filtra mjedisorë për të shfrytëzuar burimet e linjitit në mënyrë të qëndrueshme, duke mbrojtur mjedisin dhe shëndetin e qytetarëve, për të krijuar vende pune dhe për të siguruar një të ardhme më të mirë për brezat e ardhshëm.

E plotë: