Lajme

Policia deklarohet për vrasjen në Vushtrri: Viktima është një 19 vjeçar

03/23/2025 22:13
nga:G B

Një 19 vjeçar ka mbetur i vdekur nga të shtënat me armë zjarri në Vushtrri, raporton Gazeta Blic.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazeta Blic, Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë për rajonin e Mitrovicës.

“Rreth orës 20:35 min policia  ka pranuar informatën për  të  shtëna nga arma e zjarrit, ngjarja  ka ndodhur në  rrugën ” Galip Badivuku” ne Vushtrri. Nga hetimet fillestare behet e ditur se si pasojë  e plagëve të  pësuara nga arma e zjarrit ka humbur jetën viktima mashkull/ kosovar rreth 19 vjeçar. Njësitet përkatëse policore ndodhen ne vendin e ngjarjes dhe janë  në  kërkim  të  personit të  dyshuar”, ka thënë Zahiti për Gazeta Blic.

Vrasje në Vushtrri

Vushtrri: Pamje nga vendngjarja, një person i shtrirë në tokë

Raportohet për gjuajtje me armë zjarri në Vushtrri