Sporti

Gjimshiti: Nuk u frikësuam ndaj Anglisë, por është një skuadër e fortë

03/21/2025 23:00
nga:Mergim Rreci

Kapiteni i Shqipërisë, Berat Gjimshiti, foli shkurtimisht, pas humbjes 2 me 0 që Shqipëria regjistroi në transfertë ndaj Anglisë. Në prononcimin e dhënë, mbrojtësi deklaroi:

“Nuk ishim të frikësuar, në futboll nuk ka frikësim. Anglia është e fortë kundër të gjithëve. Te 1-0 ishte OK. Me futjen e Brojës, patëm disa raste në sulm, mungoi pasimi i fundit. Te goli i dytë përfundoi ndeshja. Nuk e kishim bërë plan që të zbrisnim aq poshtë. Ata kanë lojtarë që e fusin topin mbrapa shpinës dhe është e vështirë t’i kapësh me shpejtësinë që kanë”, u shpreh Gjimshiti për “Supersport”.