Lajme

Haradinaj dhe Limaj: Fitorja ndaj Islandës, një krenari kombëtare që e çon Kosovën përpara

03/20/2025 23:18
nga:Genita C

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, dhe lideri i NISMA-s, Fatmir Limaj, kanë uruar kombëtaren e Kosovës për fitoren e madhe ndaj Islandës me rezultat 2:1, raporton GazetaBlic.

Haradinaj ka theksuar se kjo fitore është një dëshmi e talentit dhe forcës së ekipit, duke theksuar se Kosova po çon përpara flamurin e saj në arenën ndërkombëtare.

“Një paraqitje fantastike, me shpirt luftarak, pasion dhe përkushtim, duke na bërë krenarë të gjithëve në Kosovë,” ka shkruar Haradinaj në rrjetet sociale.

Edhe Fatmir Limaj ka shprehur mirënjohjen dhe urimet për ekipin, duke i bërë thirrje që të vazhdojnë të luftojnë dhe të ecin përpara, pasi “e ardhmja është e juaja”.

Ai ka përfunduar mesazhin me një “Forca, Kosova!” të fuqishëm, duke shprehur besimin se ekipi do të arrijë suksese të tjera.