Kombëtarja e Kosovës ka marrë një fitore masive në “Fadil Vokrri” ndaj Islandës.
Kosova triumfoi ndaj Islandës me rezultatin 2-1, në ndeshjen e vlefshme për promovimin në Ligën B të Ligës së Kombeve, shkruan GazetaBlic Sport.
“Dardanët” kaluan në avantazh pas 19 minutave lojë me anë të Lumbardh Dellovës, i cili realizoi gol të bukur. Megjithatë, festa jonë zgjati veç 3 minuta, pasi mysafirët barazuan me anë të Oskarsson.
Në pjesën e dytë, Kosova u këndell dhe realizoi golin e fitores me anë të Elvis Rexhbeçaj, i cili shënoi pas 58 minutave lojë.
Kosova tani duhet ta ruajë këtë rezultat pas tre ditësh në ndeshjen e kthimit, që të sigurojë kualifikimin në Ligën B të Ligës së Kombeve.
/GazetaBlic Sport


