Lajme

Rritja e çmimit të rrymës/ Njohësi i ekonomisë: Do të jetë barrë e rëndë për qytetarët e bizneset

03/20/2025 21:06
nga:G B

ZRRE ka propozuar rritjen e çmimit të energjisë elektrike për 15 për qind, nga 1 prilli.

Lidhur me këtë, njohësi i çështjeve të ekonomise, Jakup Bellaqa, në një prononcim për Gazeta Blic, thotë se kjo rritje do të jetë barrë për qytetarët e bizneset.

“Vendosja e tarifës prej 15% nga ZRRE’-ja, do të jetë një barrë shtesë derisa çmimet vazhdojnë të rriten. Dhe kjo rritje do të ndikojë të qytetarët dhe te bizneset në mënyrë direkte, sepse do të ndikojë te zinxhiri furnizues të blerjes, pikërisht te kategoritë me asistence sociale dhe pensionistët”, shprehet ai.

Bellaqa tregon dhe si do të ndikojë te bizneset.
“Ndërsa, të bizneset do të ndikojë ne rritjen e kostos së operimit të produkteve dhe shërbimeve, përkatësisht në ushtrimin e aktivitetit operacional ku do të ngriten edhe çmimet kur t’i plasojnë në treg dhe do të jenë mbi tregun dhe të papërballueshme për ekonomitë familjare dhe bizneset vendore. Kur dihet se në Kosovë ende ka më shumë import se sa eksport dhe ekonomia e Kosovës ka statut të ekonomisë në zhvillim dhe jo të zhvilluar”, ka deklaruar Jakup Bellaqa./Gazeta Blic/