Lajme

Haradinaj ngushëllon për ndarjen nga jeta të Qaush Selcës: Do të kujtohesh ndër breza

03/20/2025 20:52
nga:Genita C

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shprehur pikëllimin e tij për ndarjen nga jeta të bashkëluftëtarit Qaush Selca nga Barani, raporton GazetaBlic.

Haradinaj ka theksuar se Selca ishte i angazhuar në Luftën Çlirimtare që nga fillimi dhe kreu me nder detyrën e komandantit të Shtabit Lokal në Baran.

“Tërë jetën qëndroi i palëkundur në idenë shqiptare dhe i palodhshëm në veprim për lirinë e Atdheut,” ka shkruar Haradinaj.

Ai ka përfunduar mesazhin me një lutje për shpirti i Selcës: “Pusho i qetë Qaush. Do të kujtohesh ndër breza!”