Sporti

Vojvoda pak para ndeshjes me Islandës: Është si finale, atmosfera është top

03/20/2025 19:43
nga:Lorik J

Kombëtarja e Kosovës sonte luan ndaj Islandës në “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 20:45, në kuadër të promovimit për Ligën B të Ligës së Kombeve.

Mërgim Vojvoda pak para duelit ka potencuar se djemtë janë gati dhe kjo ndeshje po cilësohet si finale, shkruan GazetaBlic Sport.

“E ndjej veten gati. Këto lojë janë si finale, atmosfera është top, veç po presim me ia fillu loja.

“Nuk do jetë e lehtë, luajnë shumë një kundër një, duhet me pas shumë kujdes në posedim të topit”, tha ndër tjerash Vojvoda për SuperSport.

/GazetaBlic Sport