Sporti

Të gjitha biletat e shitura, pëkrahje maksimale për Kosovën sonte në ‘Fadil Vokrri’

03/20/2025 09:13
nga:Mergim Rreci

Atmosfera pritet të jetë e jashtëzakonshme sonte në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Të gjitha biletat për përballjen mes Kosovës dhe Islandës janë shitur, me ‘Dardanët’ që do të ofrojnë përkrahje maksimale nga tribunat, shkrua GazetaBlic Sport.

Ky takim zhvillohet me fillim nga ora 20:45, me Kosovën që kërkon fitore në ndeshjen e parë, duke bërë një hap të madh pastaj para ndeshjes kthyese, e cila zhvillohet të dielën.