Lajme

Katër të lënduar nga aksidenti mes dy veturave në Vogovë të Gjakovës

03/19/2025 19:33
nga:Y I

Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy veturave në fshatin Vogovë të Gjakovës.

Lajmin për Klankosova e kanë konfirmuar zjarrfikësit e Gjakovës, ku thanë se janë angazhuar menjëherë për t’i ndihmuar personat e lënduar duke ofruar ndihmën e nevojshme.

“Sot, në fshatin Vogovë (afër pikës kufitare Qafë Prush), ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku, ku si pasojë janë lënduar rëndë 4 persona”.

“Ekipet e zjarrfikësve dhe emergjencës janë angazhuar menjëherë për të ndihmuar dhe për të siguruar personat e lënduar, duke ofruar ndihmën e nevojshme”, thanë zjarrfikësit .

Më tej, zjarrfikësit e Gjakovës thanë se janë gjithmonë të gatshëm për t’iu përgjigjur çdo situate emergjente dhe për siguruar mbështetje për qytetarët e Gjakovës.