Lajme

Arbnor Sadiku: Topi është te LVV, le të shohim nëse ka vullnet për Qeveri të pakicës

03/19/2025 17:37
nga:Genita C

Analisti politik Arbnor Sadiku ka komentuar mbi mundësinë e formimit të Qeverisë në Kosovë, duke theksuar se gjithçka varet nga partia në pushtet, LVV, raporton GazetaBlic.

Ai ka deklaruar se topi është në duar të tyre dhe se është e rëndësishme të shohim së pari nëse ka vullnet për krijimin e një Qeverie të pakicës, si dhe cilat do të jenë format e bashkërendimit të numrave.

Nëse një marrëveshje e tillë nuk arrihet, Sadiku ka shtuar se do të mbetet për opozitën të shohë sesi do të zhvillohen ngjarjet në të ardhmen.

“Në varësi të partisë në pushtet, LVV kjo, topi është tek ata. Le të shohim së pari nëse ka vullnet për Qeveri të pakicës dhe cili do të jetë formati i bashkërendimit të numrave nga ana e tyre. Nëse kjo nuk ndodh, mbetet nga opozita të shihet sesi do të rrjedhin gjërat tutje”, tha Sadiku për GazetaBlic.