Lajme

Kremlini akuzon Ukrainën për ‘sabotim’ të diskutimeve të armëpushimit

03/19/2025 12:01
nga:Sh R

Në konferencën e sotme, Kremlini ka thënë se “mosgatishmëria e udhëheqjes ukrainase për të rënë dakord për një marrëveshje është e qartë dhe një shkak për shqetësim”.

Ai ka kritikuar sulmet e supozuara brenda natës në infrastrukturën energjetike ruse, duke thënë se ato tregojnë “mungesën e vullnetit të Kievit për të arritur një marrëveshje” dhe “sabotim të marrëveshjes”, shkruan The Guardian.

Ndërsa, ka vlerësuar planet për të “normalizuar lidhjet, hap pas hapi” me SHBA-në me “potencial të madh” në projekte të përbashkëta tregtare dhe shtoi se presidenti rus Putin dhe ai amerikan Trump “e kuptojnë mirë njëri-tjetrin dhe i besojnë njëri-tjetrit”.

Po ashtu, Kremlini ka konfirmuar se ka plane për kontakte të mëtejshme, të cilat do të konfirmohen “sot dhe nesër”.

Po ashtu, edhe zyrtarë ukrainas kanë raportuar për sulme ruse në dy spitale në rajonin Summy në Ukrainë.

Personeli ukrainas përdor dritat e projektorëve ndërsa kërkon drone në qiellin mbi Kiev. Fotografia: Gleb Garanich/Reuters