Lajme

Albin Kurti për Rexhep Qosjen: Një krijues që mbajti Shqipërinë dhe Kosovën të bashkuara përmes librit

03/18/2025 22:09
nga:Genita C

Në një shkrim të fundit, Albin Kurti ka vënë në dukje rëndësinë e Rexhep Qosjes për letërsinë dhe historinë shqiptare, raporton GazetaBlic.

Ai përshkruan se si Qosja, me veprat e tij , ka ndihmuar jo vetëm në ruajtjen e kulturës dhe identitetit kombëtar, por edhe në thellimin e mendimit përmes shkrimeve të tij të shumta.

Pas pranimit të çmimit “Letërsia Shqipe” nga Ministria e Kulturës, Kurti thekson se vepra e tij vazhdon të ndikojë thellësisht në brezat e rinj, duke ruajtur trashëgiminë kulturore dhe historike të shqiptarëve.